E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 2 grupe sherr me armë në Bllok një i ri plagoset

TIRANE-Të shtëna me armë kanë trazuar këtë mbrëmje të diele zonën e e ish-Bllokut në Tiranë duke shkaktuar një të plagosur.
Breshëria e të shtënave ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta në një prej rrugëve të ish-Bllokut e njohur për frekuentimin e tepërt nga të rinjtë, pasi zona popullohet nga bare dhe klube nate të shumta.

Dyshohet se shkak mund të ketë qënë një sherr mes dy grupe të rinjsh që ka degjeneruar më pas në grindje fizike dhe deri në përdorimin e armëve. Deshmitare ne vendgjarje pohuan per TVNews24 se nga grindja ka mbetur i plagosur një person. Te shtenat me arme shkaktuan panik ne shume qytetare qe po qarkullonin ne ate moment si dhe dhe banore te zones.

Mësohet se forca te shumta policie mbërriten në vendgjarje dhe nisen me monitorimin e zonës. Në vendgjarje dhe një ambulancë që transportoi të plagosurin në spital.

Policia është vënë në ndjekje të agresorëve. Pritet që dëshmia e të riut të plagosur të jetë kyce për këtë ngjarje.

Kjo ngjarje e mbrëmjes së sotme pason një tjetër ngjarje të rëndë që ndodhi në datën 19 Gusht po në Tiranë. Një sherr masiv mes të rinjve në sheshin para lokalit të një kompleksi pallatesh në rrugën "Don Bosko", shkaktoi mbrëmjen e 19 Gushtit të paktën 4 të plagosur.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›