Sollaku Hetimi ndaj nenkryetarit te KLD-se i paligjshem
Theodhori Sollaku rikthehet ne loje. Kesaj radhe me temen e 21 janarit duke gershetuar interpretimin juridik me analizen politike rreth lojes per Presidentin e ri te vendit. shte detyre e prokurorise te hetoje ne gjeresi dhe ne thellesi gjithe cka ndodhur ne 21 janar si ata qe e kane organizuar ashtu dhe autoret e masakres shteterore. Por prokurorise nuk i lejohet qe per hir te nje balancimi ne kete fryme te kerkoje heqje imuniteti kur nuk ka asnje prove - tha ai ne nje prononcim televiziv duke shtuar se deklarimet e Kryeministrit per hetime nga prokurori i ri jane nje paradhenie per te kuptuar edhe zhvillimet e pritshme ne zgjedhjen e Presidentit te vendit. Nje koment kunder ka dhene Sollaku edhe sa i perket ceshtjes Spahiu me komisionin parlamentar per shkarkimin e tij duke nenvizuar se sipas tij kjo eshte antikushtetuese. shte Keshilli i Larte i drejtesise ai qe ka per detyre kur konstaton raste papajtueshmerie te gjykoje rastin dhe te marre vendimin per ate qe ka ne plan te beje mazhoranca. Mazhoranca kete problematike qe ka konstatuar dhe duan ta bejne objekt te komisionit hetimor mund ta shtrojne ne KLD dhe te marrin nje pergjigje nga KLD-ja - tha ai