E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media gjermane: Schumacher përsëri në Formula 1

BERLIN- Kampioni botës shtatë herë Michael Schumacher, sipas informacioneve të gazetës "Bild", kthehet përsëri në Formula 1. Schumacher, i cili mbush 41 vjeç në janar, ka nënshkruar në kuartierin kryesor të ekipit të Mercedes-it të ri në Brakley në Britaninë e Madhe një kontratë njëvjeçare, njofton gazeta duke iu referuar të dhënave të publikuara në faqen e tij të internetit. Për kthimin e tij ai do të marrë shtatë milionë euro. Në janar Schumacher do të testojë makinën e tij të re për herë të parë. Gara e parë tek Formula 1 zhvillohet më 14 mars në Bahrain. (dwelle/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›