E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media italiane, elozhe Bogdanit

 

Media italiane ka vlerësuar çuditshëm paraqitjen e Erjon Bogdanit në ndeshjen kundër Lacios të mërkurën në mbrëmje. Në disa gazeta sportive, bomberi shqiptar është vlerësuar me notën 6.5 për atë çka dha në fushën e lojës, madje është kritikuar ashpër trajneri i Kievos, Iakini, duke e quajtur të pavend mosaktivizimin si titullar të shqiptarit në javët e kaluara. Krejt i kundërt ka qenë vlerësimi në disa media elektronike, të cilat madje, nuk kanë ngurruar ta vendosin bomberin shqiptar në formacionin më të keq të javës. Bogdani luajti 73 minuta kundër Lacios dhe rrezikoi disa herë portën e bardhekaltërve. Mesfushori i Shqipërisë, Lorik Cana, është ndëshkuar me karton të verdhë të mërkurën në mbrëmje, në barazimin 1-1 të Marsejës kundër Nantës. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit francez, Ligue 1. Cana luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa u ndëshkua me të verdhë në minutën e 69-të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›