E Diel, 1 Nëntor 2026

Media në Serbi: "GJND:Pavarësia e Kosovësnuk dhunon ligjet"

BEOGRAD- Krejt kundër pritjeve të Beogradit Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në publikimin e vendimit sot pasdite nuk do të deklarojë pavarësinë e Kosovës Ilegale.

VIP Daily News Report, gazetë ne Beograd, e cila citon burime të afërta të autoriteteve serbe bën të ditur se Gjykata do të japë një vendim në bazë të të cilës deklarata për pavarësinë e Kosovës nuk dhunon ligjet ndërkombëtare. Il VIP Daily News raporton duke saktësuar se 9 gjyqtarë janë shprehur pro pavarësisë së Kosovës, 4 gjyqtarë kanë dalë kundër ndërsa një nuk ka marrë pjesë në votim.

Autoritetet serbe- vazhdon shkrimin VIP Daily – janë informuar që prej ditës së djeshme për qëndrimin e mbajtur nga Gjykata duke treguar madje dhe „Habi të madhe“. Dje presidenti serb Boris Tadic- kujton VIP Daily – duke parandjerë ndoshta se vendimi i gjyqtarëve nuk do të ishte në favor, kishte deklaruar se Beogradi është gati për cdo vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Për të evituar një rritje të mundshme të tensionit mes Serbisë dhe Kosovës, shkruan Vip Daily, autoritetet në Beograd takuan dje përgjegjësit në media për ti dhënë atyre udhëzimet për mënyrën më të mirë për të trajtuar vendimin e Gjykatës, i cili do të bëhet publik sot në orën 15.00.
(s.g/Ansa/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›