E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Mbi 40 njohje të reja për Kosovën pas vendimit të GJND

Vetëm një ditë para verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, Serbia është në panik! Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten që pas fjalës së Hagës, të bindin së paku 40 shtete që ta njohin pavarësinë e Kosovës, raporton Press. Me këtë, SHBA-ja dëshiron t’i prishë planet e Serbisë për Rezolutën që do të kërkonte negociata të reja në OKB. Në këtë mënyrë, plani është që deri më 15 shtator, kur nis punimet Asambleja e Përgjithshme, shteti i Kosovës të jetë njohur nga 110 shtete, në mënyrë që të arrihet shumica aty. Madje, edhe mund të kërkohej një vend për Kosovën në OKB. Ballafaqimi i parë i madh i Serbisë me Amerikën do të jetë në fund të këtij muaji në Ugandë, në Samitin e Afrikës. Përndryshe, në ditën e vendimit, në kishat serbe do të ketë lutje masive dhe do të dëgjohen kambanat.


Gjykata e Hagës vendos rigjykimin për Haradinajn Gjykata ndërkombëtare e krimeve të luftës në Hagë ka urdhëruar rigjykimin e ishkryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy të tjerëve të akuzuar për krime lufte. Z. Haradinaj u lirua nga një gjyq i mëparshëm në vitin 2008 por gjykata tani thotë se dëshmitarët ishin kërcënuar gjatë gjykimit. Haradinaj është akuzuar për persekutimin dhe rrëmbimin e civilëve gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-të kur ai ishte komandant në Ushtrinë çlirimtare të Kosovës. Presidenti i Gjykatës së Hagës, Patrick Robinson tha se gjykimi i kaluar ishte i shoqëruar me kërcënime të dëshmitarëve dhe se gjykata kishte dështuar të kuptonte nivelin e rrezikshëm të këtyre kërcënimeve. Z Haradinaj, Idriz Balaj and Lahi Brahimaj, të tretë janë urdhëruar sot që të ndalen në burgun e Gjykatës së Hagës. Zoti Haradinaj, një figurë popullore në Kosovë që hoqi dorë nga posti i kryeministrit për t’u përballur me akuzat e tij herën e kaluar, sipas AP-së as kësaj herë nuk tregoi emocione kur u urdhërua që të rigjykohet nga Gjykatësi Robinson. Nuk është vendosur ende data e gjykimit të ri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›