E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Besoj në pafajësinë eHaradinajt

PRISHTINE-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është i bindur se Ramush Haradinaj do të dalë i pafajshëm.
“Besoj në pafajësinë e Haradinajt”, ka thënë Thaçi në një intervistë dhënë për Klan Kosova, nga SHBA-të.

Ai tha se lufta e UçK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër, prandaj, sipas tij, nuk ka dyshim se pastërtinë e luftës do ta dëshmojë edhe Haradinaj në Hagë.

“Unë dua të besoj se sikur herën e parë, siç ka ndodhur me Haradinajn, ashtu do të ndodhë edhe tash dhe Haradinaj do të dalë i pafajshëm”, ka thënë Thaci.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›