E Diel, 1 Nëntor 2026

Media, po spati shpirtin e kundërshtimit, nuk i hyn kujt në punë

Jam dakord me atë letërshkruesin që thoshte se media ka për detyrë të jetë kritike ndaj qeverive. Në mos jo, atëherë për çfarë na duhet? Qeverive nuk u pëlqen kritika, sidomos qeverive që drejtohen me frymë bajraktariste. Por kjo nuk do të thotë që kritika të mos bëhet. Në parim, kritika është pozitive, sepse ajo është thelbi i progresit. Pa kritikë, gjërat qelben si uji i ndenjur.

Ndaj them që ju të shtypit të mos ua vini veshin atyre që thonë se “paskeni shpirtin e kundërshtimit për çdo gjë”. (kështu lexova në një letër që ju shante).

Shpirtin e kundërshtimit e keni për detyrë që ta keni. Sa për të qeshur, po ju tregoj një histori:

Ishin një herë 3 breza kurvash amerikane: Vajza, mamaja, dhe gjyshja. Kthehet vajza nga puna e thotë, shumë dobët... 30 dollarë vetëm për një orë. Në kohen time, thotë e ëma, po të merrnim 10 dollarë ishim me fat. Sa kot ju... thotë gjyshja, paskeni shpirtin e kundërshtimit... në ditët tona ishim të lumtura të fusnim diçka të ngrohtë në stomak...

Ja kështu edhe puna e këtyre që kërkojnë nga mediat të mos jenë kritike. Janë nga ata që mendojnë se ne “populli”, duhet të hamë nga një përshesh e të rrimë urtë, të shohim këta se si vjedhin e bëhen miliarderë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›