SHBA-ja bllokohet nga moti i keq

Atmosferë festive, probleme me motin dhe viktima janë shënuar në kontinentin e Amerikës së Veriut. Ashtu siç ishte paralajmëruar, moti i keq me stuhi dëbore ka përfshirë sërish pjesët më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, ku të paktën 11 veta kanë humbur jetën. Në shtetin federal amerikan të Jutah, dy persona kanë humbur jetën gjatë ortekëve në malet Karpest. Në fatkeqësinë e trafikut në shtetin federal Uiskonsit humbën jetën nëntë veta, midis të cilëve edhe një grua dhe një foshnje 7 muajshe. Shërbimi meteorologjik vendas ka bërë të ditur se pjesa veriperëndimore e SHBA-së mund të përfshihet sërish nga stuhitë e dëborës. Dëbora e rënë deri më tani ka trashësinë 22 centimetra në Portland dhe mbi 60 centimetra nëpër male. Në shtetin federal Ontario, pas tri ditëve kërkim, ekipet vendase të shpëtimit gjetën një grua 55 vjeçare të mbuluar nga dëbora. Ajo doli në këmbë për të bërë pazar, por moti i keq i ndërpreu rrugën tek qyteza Hamilton. Gruaja ishte bllokuar dhe mbuluar me dëborë, dhe kur në mëngjes e gjetën qentë e shpëtimit, ajo ishte pothuajse e ngrirë. Nëpër shumë aeroporte edhe më tej ka me qindra udhëtarë të bllokuar për shkak të shumë fluturimeve të anulluara, kurse janë mbyllur edhe shumë autostrada për shkak të erës së fuqishme dhe grumbullimit të borës me erë.