Mediat: Baloteli na shkatërroi ëndrrën. Gjermanët në lot: Mëkat! Por, Italia e meritoi
GJERMANI- Zhgënjimi ka qenë i dukshëm në Gjermani, një ditë pas disfatës dramatike ndaj Italisë. I gjithë vendi është zgjuar vërtet keq pas eliminimit nga kampionati europian, sërish nga Italia. Gjendja e gjermanëve mund të kuptohej fare lehtë nga titujt e gazetave dhe nga komentet e bëra në të gjithë shtypin. Tabloidi bavarez TZ shkruan me të madhe: “Mëkat! Por, këta italianë ishin shumë gjermanë për ne”. “Eficientë si akulli, me cilësitë gjermane, italianët shkatërrojnë ëndrrat tona për finalen. Mëkat Jogi! Mëkat djema!”, vijon më tej ky tabloid.
E njëjta situatë edhe te “Bild”, e përditshmja më popullore në Gjermani, e cila tashmë duket e dorëzuar. Në faqen e parë të saj, ka qenë një titull italisht: “Finito finale!” (Merr fund finalja). “Jo, jo, jo, nuk mund të jetë e vërtetë! Kundër Italisë, sërish për kombëtaren tonë ka marrë fund ëndrra e finales. Humbja 1-2 mbush Gjermaninë në një det me lot”, komenton “Bild”. Në qendër të mediave ka qenë pikërisht Mario Baloteli, tashmë i kthyer në një kult edhe në Gjermani. “Ky gjuetar golash na dërgon në shtëpi”, shkruan “Bild”. Por, kjo e përditshme është interesuar edhe për tre shiritat blu që ndodheshin në shpinën e SuperMarios, kur ai realizoi golin e dytë dhe tregoi muskujt. “Mos e kanë ndihmuar?”, pyeta gazeta. Ajo shpjegon se bëhet fjalë për disa shirita adezivë nga Japonia, me përmbajtje pambuku, të cilët lehtësojnë qarkullimin e gjakut dhe shkrijnë tensionin e muskujve. “Italia shkatërron ëndrrën tonë”, ishte titulli i tabloidit tjetër të Mynihut, “Abendzeitung”. “Italia, shumë e fortë për Gjermaninë”, shkruan në faqe të parë “Suddeutsche Zeitung”, një tjetër gazetë popullore në Gjermani.
Titulli në brendësi është një pranim se ndoshta kjo Gjermani është mbivlerësuar. “Edhe njëherë zbavitja përfundon kur loja bëhet serioze”, shkruan “Suddeutsche Zeitung” më tej. Ndërkohë, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, nën titullin: “Fundi i ëndrrave gjermane”, shkruan: “Historia përsëritet, në turnetë e mëdha Italia mbetet një numër më lart”, komenton kjo gazetë. Klasikja Itali-Gjermani, ka qenë në qendër të vëmendjes edhe në “Neë York Times”. “Padrone e Gjermanisë, Italia avancon dhe do të përballet me Spanjën në finale”, shkruan e përditshmja njujorkeze. Ndërkaq, entuziazëm dhe në Poloni, ku mediat kanë duartrokitur “Një Itali të bukur”.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)