E Shtunë, 31 Tetor 2026

Entuziazëm edhe në Shqipëri, tifozët italianë në festë

TIRANE- Kualifikimi i Italisë për në finale të kampionatit europian është festuar për çudi edhe në Shqipëri. Në rrugët e shumë qyteteve shqiptare janë parë njerëz që kanë dalë për të festuar me flamujt e Italisë, ç’ka tregon për numrin e madh të tifozëve që ka kjo kombëtare në Shqipëri. 

Sidomos në Tiranë, njerëzit kanë qenë duke festuar deri pas mesnate, ndërsa statuset në rrjetin social facebook kanë qenë të panumërta. Në fakt, rivaliteti mes tifozëve gjermanë dhe italianë në Shqipëri mbetet vërtet i madh.
(m.a/a.l/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›