E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festë në Kajro, Morsi shpallet Presidenti i ri i Egjiptit

Mohamed Morsi u deklarua Presidenti i ri i Egjiptit të dielën, pas zgjedhjeve të para demokratike në historinë e këtij vendi. Njoftimi, i cili pritej prej më se një jave, ka provokuar tubime në sheshin Tahrir të Kajros, ku pjesëmarrësit brohorisnin, lotonin dhe festonin për rezultatin e të preferuarit të tyre. Situata ishte emergjente, pasi autoritetet ishin informuar për dhunë në rast të një fitoreje të rivalit të Morsit, Ahmed Shafik, bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Hosni Mubarak, që u rrëzua nga pushteti pas 30 vitesh sundimi. Kandidati i Vëllazërisë Myslimane ka fituar rreth 13 milionë vota (52 për qind), ndërsa kandidati Shafik rreth 12 milionë të tilla. Vëllazëria Myslimane në faqen zyrtare të partisë së saj, Partia për Drejtësi dhe Liri, e konsideroi rezultatin e zgjedhjeve një tribut për martirët e revolucionit tonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›