Tiranë, makina përplas motorrin, 1 i plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu i Parë” ku një automjet ka përplasur një motorr dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motorrit.
Menjëherë i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.