Mediat: Riformatimi i Qeverisë brenda dy javësh
PRISHTINE-Më hyrjen e muajit Mars, priten dhe ndryshimet e para në Qeverinë e Thacit. E përditshmja Koha Ditore shkruan në numrin e sotëm se kryeministri dhe kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, ka në plan ta finalizojë riformatimin e Qeverisë në gjysmën e parë të marsit.
Edhe pse kanë mbetur vetëm dy javë derisa të merret ky vendim, Koha Ditore thekson seThaci nuk e ka bërë të ditur këtë vendim për partnerin e vogël të koalicionit, LDK-në.
Por, burime të rezervuara nga Qeveria kanë konfirmuar se bisedat për ndryshimet e paralajmëruara kryeministri po i zhvillon vetëm me presidentin Fatmir Sejdiu.
(d.b/BalkanWeb)