Tërmet i fuqishëm në Kili, gjenerohet tsunami, alarm në brigjet bregdetare të Paqësorit dhe në të gjithë Amerikën

UPDATE- Një tëmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë ka gjeneruar një tsunam në zonat bregdetare të Kilit. Bëhet e ditur se deri pak minuta më parë, janë raportuar afro 200 të vdekur. Lajmi për përshkallëzimin e dallgëve detare, konfirmohet edhe nga qendra e alarmit për tsunam në Paqësor. Nga lëkundja sizmike mendohet që numri i viktimave të rritet frikshëm, pas përmbytjes nga dallgët e detit, të cilat tashmë kanë hyrë në disa qytete bregdetare të Kilit. Qendra e Tsunamit në Paqësor thotë se gjenerimi i tërmetit nënujor mund të jetë shkatërrues për qendrat bregdetare dhe se epiqendra e tij, mund të jetë një kërcënim edhe për brigjet më të largëta. Paralajmërimi për tsunam u lëshua në Kili, Peru dhe Japoni si dhe një orë më pas edhe në Ekuador, Kolumbi, Panama, Kostarika dhe Antarktidë. Flota detare e Kilit tha se kishte marrë nga zyrtarët e lartë të shtetit, përmes radios lokale, një paralajmërim për tsunam në jug të kilit. Rreziku më i madh në këtë rajon është për qytetin e Konsepsionit, i cili njëherazi është i dyti për nga madhësia në Kili me një popullsi prej rreth 670 000 banorë. Mediat ndërkombëtare, thonë se viktimat e shkaktuara deri tani i përkasin pikërisht qytetit të Konsepsionit dhe lokalitetit të Talkes, ku raportohet për qindra ndërtesa të shembura. Shembje ndërtesash të konsiderueshme janë regjistruar edhe në kryeqytetin Santiago, që ka mbetur pa ujë, pa drita dhe pa lidhje telefonike. Shumë persona kanë dalë në rrugë. Lekundja, e cila zgjati një minutë, u ndje edhe në Argjentinë. Tërmeti i ndodhur pak ditë më parë, i cili shkatërroi kryeqëndrën e Haitit, u vlerësua me magnitudë 7.0 ballë. Ndërsa, 8.8 ballët e tërmetit në Kili, mund të jenë vërtet fatale për disa nga qytetet kryesore, kryesisht zonat bregdetare që njëherazi janë edhe më të populluarat në këtë rajon të Amerikës Latine. Ky është tërmet më i fortë në këtë rajon prej 30 vjetësh. Presidentja e Kilit, Michele Bachelet beri thirrje per te ruajtur gjakftohtesine dhe konfirmoi se autoritetet ishin duke punuar per te mesuar se si ishte prekur rajoni nga termeti. Shërbimi gjeologjik amerikan tha se epiqendra e termetit ishte në thellesi rreth 35 km nën sipërfaqen e tokës.
...