Mediat amerikane: Akuzë për vrasje autorit të masakrës në Teksas
Oficeri i ushtrisë amerikane Nidal Malik Hasan, që qëlloi me armë dhe vrau 13 ushtarë në bazën "Fort Hood" në Teksas do të akuzohet për 13 vrasje. Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane të cilat theksojnë se deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se cilat do të jenë akuzat që do të ngrihen ndaj psikiatrit 39-vjeçar.
Ndërkohë Komiteti i Sigurisë Kombëtare në Senat njoftoi se do të zhvillojë javën e ardhshme një investigim të plotë për sulmet, duke nisur me një dëgjesë publike.
Ata do të përcaktojnë motivet që shtynë oficerin Nidal Malik Hasan të kryente krimet, të zbulojë nëse qeveria nuk arriti të dalloje shenjat paralajmeruese që do të kishin çuar në dëbimin e tij nga Shtetet e Bashkuara dhe mësimet që duhet të nxirren për parandalimin e të tilla sulmeve në të ardhmen.