E Diel, 1 Nëntor 2026

Statujat që flasin, Britani, Churchill dhe Roosvelt marrin zë

Statujat e Sir Winston Churchill dhe Franklin D. Rooseveltit të vendosura në fund të Bond Street në Londër, janë bërë publike në fillim të javës, pasi janë "zgjuar nga heshtja tyre shumëvjeçare për të folur për politikën, për çështjet aktuale dhe për jetën në stol. Këto nuk janë statuja të zakonshme, por ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim, ato mund të flasin dhe janë krijuar nga "Tëentieth Century Fox", që ka mundësuar dhënien e zërit për ish kryeministrin britanik dhe ish presidentit amerikan.
Këto krijime disi të çuditshme, mahnitën kalmtarët, të cilët përveçse të habitur, janë argëtuar me fjalët e thëna nga ish liderët.
Churchill mund të shihet në klipin e shkurtër duke u ankuar për pëllumbat me fjalimin e tij të famshëm të mbajtur në qershor 1940 me titull "Ne nuk duhet të dorëzohemi kurrë". Mes politikanëve, zhvillohet një dialog dhe ndër të tjera dëgjohet: Statuja e Ruzveltit pyet: çfarë je duke bërë ndërkohë? Dhe statuja e Sër Winston Churchill përgjigjet: "jam ulur këtu me pëllumbat që më bëjnë shoqëri. Unë i urrej pëllumbat dhe duhet t'i largoj ata nga stoli. Ne duhet t'i luftojmë ato në vendet ku qëndrojnë dhe nuk duhet të dorëzohemi përpara fuqisë së pëllumbit armik - thotë statuja e animuar e Rusveltit.
Biseda mes dy liderve statuja, nuk është gjë tejtër veçse një iluzion i krijuar duke përdorur teknologjinë interaktive HMC. Një ekip ekspertësh të teknikave dixhitale shpenzoi dy muaj duke planifikuar një sërë projektimesh drite që të krijojnë përshtypjen se sytë dhe goja e statujave lëvizin. Zëri i statujave është dubluar nga aktorë vendas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›