Jakshiç: Dalja në zgjedhje është njohja e pavarësisë
Një përfaqësues i serbëve në veri të Kosovës, Marko Jakshiç i ka bërë thirrje serbëve të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 15 nëntorit sepse do të ishte si të kishin njohur pavarësinë e Kosovës. Nënkryetari i Kuvendit të Bashkësisë Serbe të Komunave tha për BBC-në se serbët kanë përfaqësuesit e tyre legjitimë të zgjedhur në zgjedhjet serbe të vitit të kaluar dhe duhet t'i binden këshillave të qeverisë dhe kishës serbe për bojkot të zgjedhjeve të Kosovës.
Autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare u kanë bërë thirrje serbëve që të dalin në zgjedhje dhe të vetqeverisin në disa komuna.
Ndërkohë një grup intelektualësh serb po qëndrojnë në Kosovë për të nxitur serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të së dielës dhe të vendosin vet për të ardhmen e tyre.