E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, sulmohet me armë kandidati i AAK-së

Sulmohet me armë zjarri kandidati i AAK-së për kryetar të Mitrovicës Hysni Ahmeti. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:35, kur persona ende të paidentifikuar kanë shtënë me armë në drejtim të veturës së Ahmetit por fatmirëshisht ai nuk ka pasur dëmtime.
Vetura e Ahmetit, sipas policisë, është sulmuar në hyrje të qytetit të Mitrovicës në afërsi të varrezave ortodokse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›