Konferenca për të rinj, Withers: Bota ka nevojë për dijet tuaja
TIRANë- Gjimnazistë shqiptarë nga 17 shkolla të mesme nga gjithë vendi kanë marrë pjesë sot në konferencën vjetore “Modeli i Kombeve të Bashkuara” për të rinj. Nxënësit janë përzgjedhur nga gjithë zonat gjeografike të vendit dhe mbi 75% e pjesëmarrësve janë vajza duke nxitur kështu dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre.
Pjesëmarrësit janë përfshirë në diskutimin e temave si impakti i trafikut të paligjshëm, nxitja e barazisë gjinore dhe nevoja për veprim në përballje me krizën globale të ujit.
I pranishëm në këtë aktivitet ambasadori amerikan John Withers tha se pjesëmarrja në projekte të tilla krijon mundësi të shkëlqyera për të shkëmbyer ide dhe për të plotësuar aftësitë për të përmirësuar komunikimin.
Bota- tha Withers - ka nevojë për ju dhe për dijet tuaja. Një tjetër qëllim i projektit është mundësia që u jepet nxënësve të thellojnë njohuritë e tyre mbi marrëdhëniet ndërkombëtare.
(m.a/News24/BalkanWeb)