E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët e Mancesterit sërish në protestë ndaj familjes Glejzër

LONDER- Pavarësisht kualifikimit triumfues ndaj Milanit, tifozët e Mançester Junajtid nuk kanë ngurruar sërish të shprehin kontestimin e tyre ndaj familjes amerikane Glejzër, që është pronare e klubit. Prej javësh tashmë fansat e klubit kërkojnë largimin e familjes Glejzër, duke parë borxhet e mëdha që ka akumuluar Mançesteri nën drejtimin e tyre. Megjithëse është një prej klubeve me fitimet më të mëdha në botë, Junajtid ka tashmë 716.5 milionë paund borxhe. Për të shprehur kontestimin tifozët kanë shfaqur gjithandej në stadiumin Old Traford ngjyrat e arta dhe të gjelbërta, që janë ato të Njuton Hith, themeluesve të klubit. Fansat e Junajtid janë bashkuar edhe më një grup investitorësh të quajtur “Kalorësit e Kuq” dhe kanë premtuar që të mbledhin rreth 1 miliard paund për blerjen e klubit, por familja Glejzër ka bërë të ditur se klubi nuk është në shitje.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›