E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, konferenca rajonale për NATO-n

TIRANë- është zhvilluar sot në Tiranë konferenca rajonale për NATO-n e organizuar nga ministria e Jashtme dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Në fjalën e saj zv. ministrja e jashtem Edit Harxhi tha se terrorizmi, sulmet përmes internetit, pirateria dhe rreziqet që vijnë nga ngrohja globale, problemet ndëretnike janë problemet kryesore me të cilat ndeshen vendet anëtare të NATO-s.

Sipas saj; sot NATO përballet me rreziqe tradicionale. Ndërkohë deputeti i PS-së, Pandeli Majko tha në fjalën e tij se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO solli një rivlerësim të politikave të saj në rajon. Por sipas Majkos, Tirana zyrtare shpesh orientohet në gjeste protokollare pa përmbajtje me vendet e tjera të rajonit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›