Pele komplimente Spanjes

Të gjithë heqin kapelen përballë Spanjës. Përfaqësuesja e drejtuar nga Visente Del Boske, që mbrojti me sukses titullin e Kampionit të Europës në aktivitetin e zhvilluar në Poloni dhe Ukrainë vazhdon të marrë vlerësime maksimale.
Më i fundit që ka folur me superlativa për “Furinë e Kuqe” është legjenda e futbollit brazilian, Edson Arantes do Nashimento, i njohur gjërësisht si Pele. Ish-ylli i “seleçaos” nuk ka nguruar ta krahasojë Kombëtaren spanjolle me Brazilin e viteve 1958, 1962 dhe 1970.
Në ato vite, ekipi brazilian dominonte arenën e futbollit botëror, duke fituar tre kupa bote, ndërsa përveç krahasimit, Pele ka deklaruar se pas triumfit në Euro 2012, Spanja është konfirmuar si skuadra më e mirë në botë.
“Nuk ka asnjë dyshim që Spanja është një prej skuadrave më të mira në historinë e futbollit. Madje, mund të them se cilësia e kësaj skuadre mund të krahasohet me Brazilin që fitoi Kupën e Botës në ’58-ën, 62-shin dhe në vitin 1970”, deklaroi Pele.
Më tej, 71-vjeçari nënvijëzoi se “Sot për sot, Spanja është ekipi më i mirë në botë. Iberikët kanë fituar një herë Kupën e Botës dhe dy herë radhazi Kampionatin Europian. Për momentin, spanjollët mbeten skuadra për t’u mposhtur”.
Komplimentet e ardhura nga një legjendë si “O Rei”, i cilësuar edhe si lojtari më i mirë i shekullit të XX janë shumë të rëndësishme. Ato vijnë edhe si një përgjgije për të gjithë kritikët që në fillim të Euro 2012 e kishin cilësuar të mërzitshme dhe jo efikase lojën e Spanjës.