Tension në Vlorë, përplasje mes Gardës dhe banorëve për pronën tek Uji i Ftohtë
Share
Punonjësit e Gardës së Republikës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë tensionuar situatën në Vlorë, teksa kanë ndërhyrë me dhunë për ndërprerjen e disa punimeve në zonën e Ujit të Ftohtë.
Bëhet fjalë për një pronë që me vendim gjykate u është dhënë pronarëve të saj, por që Garda pretendon se është prona e vet.
Tensioni mes pronarëve dhe punonjësve të Gardës dhe të FNSH-së është shoqëruar edhe me përplasje fizike mes tyre.
Pak muaj më parë Gjykata ka vendosur në favor të pronarëve të tokës, por përfaqësues të Gardës së Republikës i kanë kërkuar firmës ndërtuese që të ndërpresë punimet në zonën e vilave qeveritare me argumentin se po cënojnë sigurinë.