E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punimet e fundit në Kalimash, nesër nis lëvizja në tunel

KUKËS- Më pak se 24 orë ndajnë nga rihapja e tunelit të Kalimashit ndërsa në zonë vazhdojnë punimet e fundit. Burime nga firma Bektel Enka konfirmojnë se brenda tunelit ka përfunduar plotësisht asfaltimi dhe lyerja, ndërkohë që vazhdon kompletimi i sistemit të ndriçimit, sigurisë përmes kamerave dhe vendosja e sinjalistikës së duhur. Deri në momentin e rihapjes së tunelit, hyrja e tij vijon të jetë ende e bllokuar, ndërsa pas ceremonisë së hapjes qarkullimi i automjeteve do të vijojë normalisht.

Të parët që mirëpresin hapjen e tunelit janë drejtuesit e automjeteve, të cilët gjatë gjithë kësaj kohe kanë shfrytëzuar rrugën sipër tij apo rrugën e vjetër nacionale.
Tuneli i Kalimashit, me gjatësi 5.5 kilometra, pjesë e autostradës Durrës-Kukës u mbyll nëntorin e vitit të kaluar pas shembjeve në brendësi të tij.
Shembjet bllokuan dhjetra metra gjatësi të tunelit duke e bërë atë tërësisht të pakalueshëm. Rihapja e tunelit, thuajse një vit pas inagurimit pritet të shtojë fluksin e qarkullimit , vecanërisht gjatë sezonit veror.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›