E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat e huaja: Zgjedhjet, test i rëndësishëm për Shqipërinë

Mediat ndërkombëtare janë duke pasqyruar procesin e votimit në Shqipëri duke vlerësuar se këto zgjedhje janë një test I rëndësishëm për Shqipërinë.

Në një raportim të veçantë për zgjedhjet, agjencia e lajmeve AFP, ka informuar se procesi nisi mjaft i qetë, ndërsa në orët e mesditës janë raportuar disa incidente. Kështu sipas AFP-së, në Shkodër, një komisioner i Partisë Socialiste ka thënë se është rrahur nga militantë pro-qeveritar, ndërsa një ekip gazetarësh nuk ë shtë lejuar të filmojë në një nga qendrat e votimit në kryeqytet.
Më herët gjatë ditës, në qendrën e votimit që ishte vendosur në shkollën Sabaudin Gabrani në Tiranë, AFP e përshkruan atmosferën e qetë ku shumë votues kanë përshëndetur njëri tjetrin derisa kanë pritur në radhë për të votuar.
AFP citon një përkrahëse të qeverisë e cila thotë se situata do të jetë e qetë sepse kështu janë urdhëruar nga autoritetet udhëheqëse. “Kështu është urdhëri që kemi marrë nga autoritetet, të mbajmë situatën e qetë dhe të mos reagojmë ndaj provokimeve”, thotë Pulinka Krate.

Komuniteti ndërkombëtarë dhe në veçanti Bashkimi Evropian i sheh këto zgjedhje si një test i rëndësishëm për Shqipërinë deri vazhdon të jetë pothuajse e bllokuar nga kriza politike e dy vjeçarit të fundit theksojnë mediat ndërkombëtare.

Përveç AFP, edhe Rojters dhe media të tjera botërore raportojnë për zgjedhjet lokale në Shqipëri, duke e vënë theksin për rëndësinë që ka zhvilimi i një procesi normal zgjedhor për të ardhmen e Shqipërisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›