E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasje në Afganistan, vriten 21 talebanë

Përplasje të dhunshme kanë ndodhur gjatë orëve të fundit në Kandahar të Afganistanit. Si pasojë e tyre 21 talebanë kanë mbetur të vrarë, midis të cilëve 7 ishin kamikazë.

Gjatë luftimeve kanë gjetur vdekjen edhe 3 civilë dhe 2 agjentë të policisë lokale. Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Sipas burimeve zyrtare sulmet janë kryer në vende publike dhe kundër selive qeveritare të qytetit. Gjatë këtyre sulmeve janë përdorur edhe 2 autobomba dhe dy bomba artizanale që ishin vendosur në vende publike të rëndësishme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›