E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat greke vlerësojnë barazimin me Italinë kampione bote

Athinë (Start)- Barazimi 1-1 i përfaqësuese greke me kampionët e botës në Athinë, është komentuar nga të gjithë mediat në vendin fqinjë. Ky është një barazim i rëndësishëm i ish-kampionëve të europës, të cilët zhvilluan një takim të mirë në “Karaiskaqi” me Italinë. Stadiumi ishte mjaft i ftohtë, ku të pranishëm ishin vetëm 10 mijë tifozë.

“Brovo të gjithëve, Greqia luajti mjaftë mirë”, ishte kryetitulli i Sportday. “Barazimi në një stadium të ftohtë: tifozët nuk shkuan të shohin ish-kampionët e Europës me kampionët e botës”, ishte titulli i të përditshmes sportive, Filathlos. Ndërsa e përditshmja prestigjoze, Elefterotipi, shkruan: “u luajt për pak spektatorë, vetëm dhjetë mijë”.

Në të njëjtën linjë më gazetat e tjera është edhe e përditshmja, Kathimerini: “Barazimi kundër kampionëve të botës mund të konsiderohet një rezultat pozitiv për përfqësuesen tonë”.

Greqia u shpall papritur kampione e kontinentit në “Euro 2004”, duke surprizuar mbarë globin me paraqitjen e saj të papritur. Kujtojmë që pas kurorëzimit si kampione e Europës, në ndeshjen e parë zyrtare grekët humbën në Tiranë me përfaqësuesen tonë me rezultatin 1-2.

Ekipi përfaqësues grek nuk arriti të mbajë dot nivelin e shfaqur në atë europian, pasi nuk mori dot pjesë në botërorin “Gjermani 2006”, dhe në europianin e fundit paraqitja e saj është për t’u harruar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›