Maqedoni, shkarkohen 12 shqiptarë nga Ministria e Financave
Tetovë (start)-Pas largimit të rreth 55 punonjësve shqiptarë rreth një muaj më parë nga Ministria e Kulturës, së fundi 12 punonjës të tjerë shqiptarë të punësuar vetëm një vit më parë në Drejtorinë e te Hyrave Publike, janë përjashtuar nga puna. Kjo është hera e parë nga pavarësia e Maqedonisë, që përjashtohen nga puna të punësuar që kanë pasur vendim, dhe kanë nënshtruar një kontratë për marrëdhënie pune me institucione shtetërore.
Është bërë rregull i pashkruar që partitë shqiptare të largojnë nga puna ata të cilët i ka punësuar partia kundërshtare, mirëpo është hera e parë që largohen nga puna persona të cilat kanë pasur vendim për punë.
"Ky largim përpos që është me prapavijë politike, poashtu është drejtpërsëdrejti është i përgatitur nga zëvendës-kryeministri Abdylaqim Ademi dhe Bekim Neziri - zëvendës drejtor ne Drejtorinë e të Ardhurave Publike", theksojnë disa të larguar nga puna.
Në këtë institucion të rëndësishëm, pothuajse ka mungesë të punonjësve shqiptarë të punësuar, duke qenë se ky institucion është i rëndësishëm për shtetin, duke qenë e mbush buxhetin e shtetit me rreth 70%, nga tatimet dhe taksat e ndryshme.
“Asnjëherë më parë, pothuajse në asnjë periudhë shqiptarët nuk janë ndjerë me të diskriminuar sesa në ditët e sotme. Partia shqiptare në qeveri BDI, po u shkakton shqiptarëve dëme të pallogaritshme në të gjitha fushat dhe aspektet. Ky grupacion terrorizon shqiptarët si në kohën e Rankoviçit, dhe bën gjithçka që është në dëm të shqiptarëve, dhe i detyron ata te marin rrugët e botës për të mbijetuar, derisa këta pushtetarë të kënaqin epshet e tyre” - deklaroi njëri nga të pushuarit nga puna.