E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat hungareze: Orban na shiti për demokrat një diktator si Berisha

Share

Ky më poshtë është raporti i gazetës së njohur Pester Lloyd, e cila mbulon ngjarjet në Hungari dhe në Europën Qendrore në lidhje me vizitën e kryeministrit Sali Berisha në Hungari.

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, u takua të hënën në Budapest me Viktor Orban. Si për ironi, ky takim mes dy demokratësh të përsosur u përdor nga kryeministri për ti kthyer një përgjigje Barrosos, që kishte thënë se ata që e krahasojnë BE-në me Bashkimin Sovjetik nuk ia kanë idenë e demokracisë. Zëdhënësi i Orban tha se nuk ka pasur kurrë një krahasim të tillë, çka është një gënjeshtër. Të hënën Orban deklaroi se vendet e Europës Qendrore dinë më shumë për demokracinë për shkak se kanë jetuar në diktaturë. Për të ilustruar këtë ai mori si shembull mysafirin e tij, Berisha, regjimi i të cilit nuk është larg nga ajo që përshkruhet si një diktaturë, por shitet si demokraci.

Pyetjes së një gazetari, Orban iu përgjigj duke thënë se Shqipëria plotëson të gjitha standardet demokratike për anëtarësim në BE, kështu që nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar në këtë drejtim. Sigurisht me këtë mendim ai synon ti kundërvihet BE-së sërish. Por mashtrimet elektorale, plumbat mbi kandidatët, lufta mes bandave, djegia e fletëve të votimit, vrasja e protestuesve përmes njësive speciale të kryeministrit, bojkoti i parlamentit, korrupsioni në majat e larta dhe një menaxhim mafioz nuk janë standarde demokratike, që mund të ofrojë Shqipëria. Demokratët europianë tani mund të shpresojnë që gjykimi i Orban për standardet demokratike të ketë lidhje vetëm me injorancën e tij mbi atë që ndodh në Shqipëri…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›