E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Dita e Novruzit, simbolikë e ringjalljes

Kreu i shtetit Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi vizituan sot në mesditë për të uruar Festën e Sulltan Novruzit, Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ku u takuan nga Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

“Së pari dëshiroj të përshëndes këtë ditë të madhe! Është një ditë e madhe që ka dy simbolika sot: ka një simbolikë që lidhet me Festën e Sulltan Novruzit, e cila korrespondon me ditëlindjen e të madhit Imam Aliu. Dhe padyshim që urimi i parë shkon për besimtarët bektashinj, të cilët e gëzojnë këtë ditë si një ditë e veçantë, e cila ka të bëjë me simbolikën e ringjalljes. Pra kjo ringjallje, kjo ditë e bukur është një ditë shprese dhe besoj se tek çdo njeri ka momente rifreskimi, ringjallje që vjen jo thjesht me natyrën, por edhe me simbolikën e bukur të kësaj dite” ka theksuar në një prononcim për mediat presidenti Topi.
 

Ai ka theksuar më tej se kjo është një festë e bukur edhe për demokracinë. “Pra korrespondon në këto dy simbolika dhe është festë besoj e të gjithë shqiptarëve, të cilët e duan lirinë, e duan demokracinë, e duan të ardhmen. Urime edhe ju!” ka shtuar më tej Topi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›