E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Miting festiv për një mandat të shkuar qeverisës

Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me mitingun e organizuar nga Partia Demokratike me rastin e 20-vjetorit të fitores së saj në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992.
 

Duke e cilësuar si një miting festiv për një mandat të shkuar qeverisës, kreu i PS-së ka theksuar se po vijon e shkuara komuniste.
 

“Miting festiv për një mandat të shkuar qeverisës!!! Vazhdon e shkuara komuniste e parakalimeve,veç se këto janë parakalime në vendnumëro” shkruan Rama në “Twitter”.


Partia Demokratike feston sot 20-vjetorin e fitores së saj në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992. Në fjalën e tij në mitingun e organizuar me këtë rast, kryeministri Berisha theksoi se këto dy dekada janë kurorë e lirisë në ballin e madhërishëm të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›