Mediat italiane: “Shqiptari Cani, Vieri i ri”

Edgar Cani, sulmuesi shqiptar 18-vjecar i Peskarës, merr komplimentet më të mëdha në Itali, duke u konsideruar si Vieri i ri. "Sepse është e sigurt", - thonë në Peskara, me të cilën sapo ka shënuar një dopietë kundër Galipolit. "Djaloshi do të bëjë rrugë të madhe. ‘Edgar Cani, shkruan siti controcampo.tv, është një tip Gatuzo, Lupoli apo Xhuzepe Rosi. E pret e njëjta rrugë e futbollistëve të famshëm. Ka lindur në Shqipëri, është 18 vjec dhe ka fizikun dhe mënyrën e të luajturit si Vieri. Jeton në Itali prej disa vjetësh, por ende nuk është një qytetar italian", shkruan siti italian. Vitin e kaluar ishte në Serinë B, por nuk luajti me Peskarën për probleme të teserimit. "Është akoma një fëmijë, por pa karakterin e një veterani". Cai kerkohet nga Interi dhe Sampdoria.