Merk, “bilbili” më i mirë 2007

Gjermani Markus Merk u vlerësua si arbitri më i mirë i vitit 2007 nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit, nga 26 gjyqtarë të votuar (më i pakti mori 5 pikë). Merk mori 106 pikë, duke rezultuar për herë të tretë më i miri. Në vend të dytë doli patrioti i tij, Herbert Fandel (92 pikë). Vendi i tretë i takoi sllovakut Lubos Mishel (87 pikë). Spanjolli Manuel Mujeto Gonzales doli i katërti, me 58 pikë, i ndjekur nga italiani Roberto Roseti (55 pikë). Në listë janë gjyqtarë nga Gjermania, Anglia, Zvicra, Belgjika, Uruguai, Kolumbia, Greqia, Meksika, Danimarka dhe Brazili.