E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arapi, “shtylla” e mbrojtjes së Silkeborgut



Mbrojtësi i majtë shqiptar Renato Arapi është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm te danezët e Silkeborgut, madje ka dhënë një kontribut jo të vogël në performancën e mirë të klubit që renditet i treti në Divizionin e Parë (Kategoria e Parë në Shqipëri). 22-vjeçari, i cili mbërriti në Danimarkë pas transferimit nga Besa e Kavajës në janarin e vitit 2007, është aktivuar në 25 ndeshje me Silkeborgun, që të enjten do të luajë në transfertë kundër Amager, një kundërshtar që renditet në vendin e 14-të nga 16 ekipe që ka Divizioni i Parë danez.
I vlerësuar si një mbrojtës i talentuar, ish-lojtari i Kombëtares U-21, nënshkroi vitin e kaluar një kontratë afatgjatë me Silkeborgun, me synimin e qartë që klubi të përfitojë nga shitja e tij, teksa kanë filluar edhe interesimet për të nga klube gjermane. Me një fizik të shkëlqyer, gjuajtje të fuqishme, driblues i mirë dhe me aftësi të mira taktike, Renato Arapi (ka luajtur me të gjitha përfaqësueset shqiptare të moshave nga U-15 deri të U-21) konsiderohet si një mbrojtësi modern, i cili mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes. Në ndeshjen e fundit kundër Fredericia (Silkeborg humbi 2-1), Renato nuk u aktivizua për shkak të plotësimit të kartonëve të verdhë, por kundër Amager (16 prill), Arapi është plotësisht gati për të bërë një tjetër performancë të mirë në shërbim të të kuqve të Silkeborgut, dikur edhe kampione e Danimarkës (1994). Kundër Amagerit është një takim, ndaj një kundërshtari më të dobët në letër. Pikët e plota do t’i shërbenin Silkeborgut për të qenë më afër objektivit për t’u ngjitur në Superligë. Nëse do të marrë tri pikët me Amager, Silkeborgu pas 20 javësh do të ishte vetëm 1 pikë larg Viborgut të vendit të dytë, e dy më pak se Herfolge e vendit të parë.

RENATO ARAPI
Datëlindja: 28.08.1986
Gjatësia: 186 cm
Pesha:78 kg
Ndeshje me Silkeborg :25
Gola: 0

Skela, i zhgënjyer nga ish-skuadra e tij

Ervin Skela dha asistin e golit të fitores 2-1 të Kotbusit kundër Arminia Bielefeldit, një ish-skuadër e mesfushorit shqiptar, dhe sipas faqes gjermane neues-deutschland.de, në fund të takimit Skela mbeti i zhgënjyer nga kundërshtari. Fantazisti i Energi Kotbusit nuk e kishte e ndjerë aspak, se Bielefeldi pas këtij takimi do të ishte një nga skuadrat që do të luftojë për mbijetesë, pasi tani Arminian ndodhet në vendin e 15-të. I mbështetur nga 17150 tifozë në “Stadiumin e Miqësisë’, Kotbusi, falë një vullneti të jashtëzakonshëm i dha fund një serie negative pa fitore, por Federata Gjermane e Futbollit, sipas faqes zyrtare të saj, ia hidhëroi pak suksesin me një gjobë prej 6 mijë eurosh, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë ndeshjeve kundër Hofenhajmit, Hertës së Berlinit dhe Këlnit.

Muzliukaj, gol dhe asist, por dhe matchwinner

Një tjetër talent shqiptar po bën jehonë në Gjermani. 20-vjeçari Shpëtim Muzliukaj, i cili aktivizohet në radhët e SC Pullendorg në Ligën Rajonale të Jugut fitoi 2-0 kundër Darmstadt (një ish-skuadër e Mërgim Mavrajt) dhe sulmuesi i ri dha asistin e golit të parë, teksa e mbylli ndeshjen edhe më nj gol. Faqja gjermane suedkurier.de e konsideron Muzliukajn si “matchwinner”, fituesin e ndeshjes.

15 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›