Mediat serbe akuzojnë Pacollin për blerje pronash
Prishtinë-Mediat serbe kanë akuzuar biznesmenin kosovar Behxhet Pacolli, sipas të cilave ai po blen prona të serbëve në Kosovë, duke i larguar kështu përgjithmonë. Behxhet Pacolli ka pushtua krejt Hajvalinë, duke blerë të gjitha tokat serbe përreth dhe duke i kontribuar kështu largimit të serbëve përgjithmonë nga Kosova"-shkruan gazeta e Beogradit "Vesti".
Sipas Vuko Antoniejviçit, drejtorit të shërbimeve shëndetësore të Mitrovicës, Begjet Pacolli tani është njeriu kryesor i Kosovës që me kapitalin e tij gjithnjë sipas mediave serbe po i kontribuon pastrimit etnik të Kosovës duke e shndërruar Kosovën në tokë shqiptare".
Behxhet Pacolli, drejton edhe partinë AKR, ndërsa po lobon fuqishëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku shteti falë diplomacisë së tij, kanë vendosur të njohin shtetin e ri. Mediat serbe po sulmojnë figurën e Pacollit, duke njollosur emrin e tij.