PSD: Të ngrihet një bankë agrare
Prishtinë-Partia Social Demokrate në Kosovës ka propozuar që institucionet e Kosovës të themelojnë Bankën Agrare, që do të nxiste zhvillimin e bujqësisë dhe ndërmarrjeve të vogla. Sipas Gëzim Kasapollit, zëdhënësi i kësaj partie, “themelues i kësaj banke do të duhej të ishte Qeveria e Republikës së Kosovës, me mjete të mbetura nga buxheti dhe të mjeteve të ndërmarrjeve publike të depozituara jashtë Kosovës”.