Wenger: Top shtatëshi ende nuk është vendosur

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se top shtatëshi i këtij sezoni ende nuk është përcaktuar.
Diferenca në mes pozitës së shtatë, ku ndodhet Arsenali, dhe ekipit në pozitën e tetë, Aston Villa, tani qëndron në vetëm shtatë pikë.
“Është shumë herët të thuash sepse një ekip i ri ende mund të kualifikohet. Por duket vështirë për ekipet që gjenden poshtë renditjes, ndoshta një ekip nga top shtatëshi mund të largohet. Mbi të gjitha diferenca është e qëndrueshme”.
“Në Premier Ligën ne jemi në një ecuri të mirë dhe duam ta vazhdojmë atë. Është e rëndësishme që u përgjigjëm mirë në barazim ndaj Fulhamit. Një sezon i suksesshëm bazohet në këtë sa shumë një ekip mund të përgjigjet ndaj një zhgënjimi dhe sa shpejt mund të merrni veten dhe të fitoni një ndeshje”, ka deklaruar Wenger.