E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ertan Demiri, përforcimi i të kuqve

Mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia, Ertan Demiri, ka nënshkruar dje një kontratë 2-vjeçare me klubin e kuq. Ai ka lindur më 24 janar 1979 dhe është një futbollist me shumë eksperiencë, që ka luajtur në Maqedoni me FK “Shkëndija” së fundi. Demiri u lind në Çair, Shkup, ku u rrit dhe u formua si futbollist, derisa regjistrohet fillimisht me Sloga Jugomagnat, ku qëndroi për pesë vjet, duke luajtur 78 ndeshje dhe shënuar tre gola. Demiri më vonë u largua dhe iu bashkua një tjetër klubi të Shkupit, Vardarit. Aty luajti 42 ndeshje dhe shënoi dy herë. Në fund të sezonit 2007, Demiri u zhvendos te rivalët e FK “Rabotniçki”, ku u aktivizua për një sezon dhe luajti 26 ndeshje. Pastaj Demiri u zhvendos jashtë vendit, për të luajtur me Lokeren të Belgjikës. Pas aktivizimit të shkurtër me Al Taawon dhe Bylisin, Demiri u kthye, duke u bashkuar me Teteksin dhe më vonë me Shkëndijën e Tetovës.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›