Uimbëlldon, eliminohet edhe kampionia në fuqi, Uilliams
Serena Uilliams eliminohet nga Uimbëlldoni. Pasi humbi setin e parë 6-2, kampionia në fuqi fitoi 9 nga 10 game-t në vazhdim, duke mbyllur setin e dytë 6-1. Me avantazhin 3-0 në setin final, numri 1 i botës humbi 6 nga 7 game-t e fundit të takimit duke u dorëzuar përfundimisht 6-4, në një ndeshje që zgjati 2 orë. Për Serenan, kjo ishte disfata e parë pas plot 34 fitoreve rresht, rezultat ky që përbën ecurinë më të mirë në karrierë për 5 herë fituesen e Uimbëlldonit. Sidoqoftë, tenistja amerikane u tregua e pafuqishme për të neutralizuar shërbimet e forta të 23-vjeçares gjermane Lisicki, që ka shanse reale për të shkuar në finale. Në çerekfinale numri 24-t i botës do të masë forcat me estonezen Kanepi, që u dha fund shpresave të britanikes Robson pas suksesit 7-6, 7-5.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)