Obama: Afrika, histori tjetër suksesi
Presidenti amerikan Barak Obama ka kërkuar partneritete të reja të tregtisë me Afrikën lindore, gjatë një vizite në Tanzani, ndalesa e fundit e turneut të tij në Afrikë.
Obama u tha udhëheqësve afaristë amerikanë dhe afrikanë në Dar es Salaam të hënën se ai e sheh Afrikën si "histori tjetër të madhe të suksesit në botë."
Obama njoftoi një sipërmarrje të re të quajtur "Tregtia e Afrikës" që kërkon për të rritur lidhjet tregtare midis Afrikës nën-sahariane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fillimisht duke u fokusuar në Afrikën Lindore.
Gjatë turneut të tij në tre vende të Afrikës, Obama ka theksuar se SHBA-ja dëshiron një marrëdhënie me Afrikën bazuar më shumë mbi tregti sesa ndihma.
Presidenti amerikan u prit me nderime të hënën në aeroportin e Dar es Salamit ku u takua me shumë tanzianianë, dhe pastaj shkoi në Shtëpinë Shtetërore për bisedime me presidentin e Tnazanisë, Jakaya Kikwete.
Në një konferencë shtypi, Z. Kikwete falënderoi Obamën për ndihmën përmes Korporatës amerikane të Sfidës së Mijëvjeçarit, që ai tha, se ka përmirësuar qasjen e tanzanianëve ndaj shërbimeve bazë si ujë të pijshëm dhe arsim. Obama përgëzoi Tanzania për përdorimin efektiv të këtyre ndihmave, transmeton Voa.
(a.k/BalkanWeb)