E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simon Gerrans fiton etapën e tretë të “Tour de France”

Çiklisti i famshëm sllovak, Peter Sagan, mbetet sërish pa fitore në edicionin e 100-të të Turit të Francës. Pasi u thye ditën e diel nga belgu Bakelants, këtë herë “Terminatori” u mund në sprintin final të etapës së tretë për çështje centimetrash nga australiani Simon Gerrans. Etapa e tretë dhe e fundit në Korsikë i zhvendosi çiklistët drejt bregut perëndimor të ishullit, sidoqoftë pak a shumë dihej që më parë që do të ishte një ditë e qetë për grupin kryesor të çiklistëve. Nga Ajaçio në Calvi, e gjatë 145,5 km, etapa e ditës së hënë, me përjashtim të ngjitjes së kategorisë së dytë, Col de Marsolino nuk përbënte ndonjë itinerar të vështirë për çiklistët, e ashtu siç pritej gara u zgjidh pikërisht në fund. Në sprintin final 33-vjeçari Gerrans ia doli mbanë. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›