Riker: Duhet konsensus për të ecur para
Zv.ndihmëssekretari Filip Riker vizitoi dje, së bashku me ministrin e Brend-shëm Flamur Noka, kompleksin Delta Force në Vlorë. Në fjalën e tij ai vlerësoi kontributin e Shqipërisë në NATO dhe misionet ushtarake. Shtetet e Bashkuara janë shumë të kënaqura të jenë partnere të Shqipërisë në këto përpjekje. Të gjitha këto na kujtojnë që Shqipëria është shumë e aftë për të ndërmarrë reformat dhe ndryshimet e nevoj-shme për të përmbushur kërkesat e Bashkimit Europian, tha Riker. Ai bëri thirrje edhe për konsensus politik që vendi të ecë përpara. Teksa vazhdoni në këtë rrugë, Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju përmes ICITAP-it dhe programeve tona të tjera të ndihmës. Do të duhet punë, konsensus dhe përpjekje politike për të ecur përpara, dhe kemi besim që Shqipëria i ka aftësitë për tia dalë.