Mediu: Çështja e pronës, prioriteti ynë
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, ishte dje në një takim elektoral në qytetin e Sarandës. Gjatë fjalës së tij, Mediu u ndal te çështja e pronës, duke përsëritur se zgjidhja e saj është e një rëndësie prioritare për PR-në, por edhe për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë. "Kthimi i pronës private te pronari i ligjshëm, ky është detyrimi i parë që duhet të ketë shteti shqiptar. E them këtë se është një detyrë, është një detyrim përballë së drejtës", u shpreh Mediu. Më tej, kreu republikan, pasi e renditi zgjidhjen e çështjes së pronës si detyrimin dhe prioritetin e parë të republikanëve gjatë mandatit të dytë, renditi edhe çështje të tjera shumë të rëndësishme të jetës së shqiptarëve, si arsimi, shëndetësia, ekonomia, zhvillimi dhe investimi i mëtejshëm në to, si angazhim për koalicionin e djathtë gjatë mandatit të dytë.