E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehi: Premtojmë punësim për të rinjtë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, zhvilloi dje disa takime elektorale në qytetin e Tiranës. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar me studentët, Shehi ka shpjeguar skemën e punësimit dhe pensioneve, pjesë e programit të partisë që ai drejton. Shehi ngriti çështjen e papunësisë së të rinjve pas mbarimit të studimeve universitare dhe, sipas tij, studentët nuk arrijnë të gjejnë punë. Shehi konstatoi me shqetësim se në shumë pak kohë kanë dalë nga puna plot 180 mijë persona. Ndaj, vijoi Shehi, kemi futur për herë të parë kompensimin e papunësisë dhe kemi paguar deri në 150 mijë veta. Shehi u ndal gjatë në programin elektoral që ofron grupimi i ri politik "Poli i Lirisë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›