Ndoka: Kartat, demokratët po manipulojnë
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, deklaroi dje se Partia Demokratike po përpiqet të manipulojë procesin zgjedhor të 28 qershorit me kartat e identitetit. Sipas Ndokës, partia kryesore në pushtet po blen kuponët dhe po i shpërndan për militantët e saj. Në vlerësimin e demokristianëve, procesi i shpërndarjes së kartave të identitetit nuk është transparent. Për të mos vënë në dyshim mbajtjen e zgjedhjeve sipas standardeve më 28 qershor dhe jo mbajtjen e tyre përtej kësaj date, kryetari i PDK-së, Ndoka, u sugjeroi një tryezë të gjitha partive politike. Objektivi ishte angazhimi në mënyrë që procesi i aplikimit dhe pajisjes me karta të shtetasve pa pasaportë të vazhdojë normalisht dhe të përmbyllet para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.