Mediu: Agron Duka refuzoi Beratin për të përfaqësuar Shijakun
Partia Republikane zhvilloi një miting me simpatizantë të saj në Shijak ku i pranishëm ishte dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu. Në fjalën e tij, Mediu tha se Shijaku do të përfaqësohet në Kuvendin e ardhshëm, nga Agron Duka që ka punuar dhe do vazhdojë të punojë për vendin e tij. Shijaku do të ketë në Kuvend zërin e tij të vërtetë, Gon Duka nuk është përfaqësues vetëm i PR, por i gjithë Shijakut. Familja Duka është e nderuar në Shijak, po ashtu edhe Goni ka punuar çdo ditë, çdo javë e muaj për të ndërtuar mirëqenie për familjen e për të punuar me gjithë Shijakun për më shumë mirëqenie, tha Mediu. Kreu i PR-së tha se Duka refuzoi kandidimin në Berat për PS-në pasi donte që të përfaqësonte banorët e zonës së tij. Partia Socialiste i kërkoi Dukës që të bëhej deputet në Berat, por Duka ka pasur dhe ka një synim, të përfaqësojë ata me të cilët ka punuar, banorët e Shijakut. Për Gon Dukën politika është dytësore, njerëzit e thjeshtë për të i japin vlerë politikës, u shpreh Mediu. Kreu i PR-së u premtoi banorëve të Shijakut zgjidhjen e problemit të pronësisë së tokës. Ndërsa vetë kandidati Agron Duka u shpreh para qytetarëve se do m ti përfaqësojë ata me dinjitet në Kuvend. Unë jam këtu për të përmbushur një betim për zonën time, që ti shërbej me përkushtim. Si shijakas moralin tim dhe tuajin e kam të shenjtë, unë i përkas kësaj zone dhe do të punoj për të sa të kem frymë, prandaj më votoni, tha Duka.