Moskë, protesta kundër Putinit

Mijëra persona kanë marrë pjesë sot në një marsh të paparalajmëruar në Moskë, në shenjë proteste kundër presidentit të porsa inauguruar, Vlladimir Putin.
Opozita shpalli se “shëtitja” paraqet solidaritet për viktimat e dhunës policore, përfshirë edhe personat e arrestuar, në demonstratën kundër inaugurimit të Putinit, më 7 maj.
Shumë demonstrues mbanin shirita të bardhë në mbështetje të lëvizjes për demokraci, që pësoi humbje si pasojë e manipulimeve në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, gjatë gjashtë muajve të kaluar.
Sipas mediave ndërkombëtare fillimisht policia nuk ishte përpjekur ta shpërndajë turnmën ose të ndërhyjë në marshim.