Tirana iken Plaku vjen Abraham
Lajmet per te dyja tratativat konfirmohen edhe nga presidenti i Tiranes Refik Halili i cili ka leshuar pe si ne rastin e Plakut dhe te Abrahamit packa se ndaj te dy lojtareve ka pasur rezerva. Sulmuesi eshte larguar nga Tirana duke mos marre rrogen e kater muajve te cilen ai vete e kishte refuzuar pra rreth 20 mije euro. Nderkohe mesohet se rreth 10 mije euro jane paguar nga klubi vlonjat per blerjen e kartonit te tij. Ne total Plaku eshte larguar nga Tirana per shumen e 30 mije eurove e cila qe kerkuar qe ne nisje te tratativave nga presidenti Halili. Te klubi vlonjat Plaku do te perfitoje pak a shume te njejten rroge sikunder merrte te Tirana pra rreth 5 mije euro ne muaj packa se kjo nuk behet zyrtarisht e ditur. Trajneri i Flamurtarit Gugash Magani eshte shpeshuar mjaft i kenaqur me afrimin e lojtarit duke e konsideruar tashme te mbyllur merkaton e janarit. Jam i kenaqur qe me ne fund u arrit kjo marreveshje pasi eshte nje lojtar cilesor dhe natyrisht do te na ndihmoje shume ne pjesen e mbetur te kampionatit. Megjithate vazhdoj te mbetem po i te njejtit mendim se pavaresisht se eshte Plaku apo ndonje lojtar tjeter ai duhet ta fitoje fanellen e titullarit ka deklaruar Magani. Ndersa persa i perket Abrahamit duket se Halilit i ka mbetur asi ne dore pasi futbollisti eshte kerkuar nga trajneri Nevil Dede nderkohe qe vete presidenti ishte shprehur kunder nje rikthimi te nigerianit. Arsyeja kishte te bente me se shumti me fakti se lojtari nuk ishte treguar i rregullt me ish-klubin e tij ne veren e 2010-es pasi u largua fshehurazi drejt Iraklis ne Greqi edhe pse pati premtuar se do luante me bardheblute ne Kupat e Europes. Gjithsesi duket se keto hatermbetje jane anashkaluar nga presidenti Halili dhe lojtari eshte marre per pjesen e dyte te sezonit ne forme huazimi. Kujtojme se Abraham menjehere sapo u largua nga Tirana u demtua rende ne gju dhe nuk mundi te luaje asnje ndeshje me Iraklis. Nderkohe qe ne merkaton e janarit ai kaloi te qipriotet AEL Limasol te cilet i dhane leje te shkonte ne huazim deri ne fund te sezonit me qellim qe te arrinte formen meqenese skishte luajtur gjate ketyre muajve.
Xhafaj Plaku na perforcoi
Ardhjen e Plakut te Flamurtari e ka pershendetur edhe sulmuesi tjeter Daniel Xhafaj. shte dicka pozitive te kesh ne skuader dy sulmues cilesore si Bajevksin dhe Plakun pasi me te dy kam luajtur. Per Bajevksin tashme e dine te gjithe sesa i afte dhe i dobishem eshte per skuadren gje te cilen e tregoi edhe ne Turqi. Sigurisht qe me ardhjen e Plakut konkurrenca behet me e forte por kryesorja eshte se behemi akoma edhe me te forte nga cishim. Ky perforcim na jep me shume siguri per te mbrojtur vendin e pare ne kampionat. Megjithate kjo nuk do te thote se Flamurtari do ta kete me te lehte por te pakten mund te rivalizoje si i barabarte me te gjitha ato skuadra qe e konsiderojne veten si Flamurtari pretendente per te fituar titullin ka thene Xhafaj.
Leonard Karaj