E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon Ceka: Bllokimi i reformës zgjedhore do të sjellë pengesë në fushatat elektorale

Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, deklaroi të shtunën, gjatë Asamblesë Parlamentare të kësaj partie, se “bllokimi i reformës zgjedhore na ka penguar që të paraqesim sot një projekt- vendim final që do të shënonte dhe fillimin e punës konkrete për fushatën elektorale”. Asambleja Kombëtare e PAD-së u mblodh sot me qëllim analizimin e gjendjes politike në prag të fillimit të vitit zgjedhor 2008- 2009 si dhe përcaktimin e strategjisë dhe taktikave elektorale. Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, zoti Ceka deklaroi se “drejtësia i ka të gjitha mundësitë që të reformojë vetveten”. PAD, tha ndër të tjera z. Ceka, e konsidreon periudhën që po kalojmë si nga më të rëndësishmet për kombin shqiptar, pavarësia e Kosovës, nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe vecanërisht hapja e procedurës për pranimin në NATO, janë një pranim i faktit që Shqipëria ka bërë hapa të ndjeshëm në përparim të demokracisë, së ekonomisë së tregut dhe stabilitetit në vend dhe në rajon. Ai nënvizoi nevojën e një politike të re në marrëdhëniet midis partive politike dhe në raportet pozitë-opozitë. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›